Lajme

Çitaku i reagon Kurtit: S’ka pasur statut as në 2013-ën e as në 2015-ën, qesharake përpjekja për justifikim të Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 14 November 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, I ka quajtur qesharake përpjekjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për justifikimin e pranimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Çitaku këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka shtuar se as në 2013-ën e as në 2015-ën s’ka pasur statut për Asociacionint.

“Qesharake këto pëpjekjet e Kryeministrit për të justifikuar pranimin e Asociacionit.  Kryeministër, as në 2013 e as 2015 NUK ka pasur STATUT për asociacionin”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

“Statuitin e sollët ju. E tash, publikojeni nëse na qenka aq i mirë. Pak transparencë”, përfundon postimi i saj.

Deklaratat e saj vijnë në ditën kur në një intervistë të dhënë për ATV-në, kryeministri Kurti tha se draft-statuti është më i avancuar në krahasim me atë të 2013’ës dhe atë të 2015’ës.

“Me datën 21 tetor erdhi pesëshja e emisarëve, e cila erdhi për draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe aty me 24 tetor, unë ua dërgova vërejtjet për atë draft statut. Është e çartë se ai draft statut është pakrahasimisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015. Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera