Lajme

Çitaku i reagon Bislimit: E papjekur deklarata e tij, s’i falënderoi aleatët për lirimin e policëve

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 26 June 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me indinjatë ndaj deklaratave të zv/kryeministrit Besnik Bislimi, duke i konsideruar ato të pabesueshme dhe të papranueshme.

Çitaku shpreh habinë se si një zëvendëskryeministër mund të karakterizojë të gjitha vendet e rajonit si jodemokratike dhe të vlerësojë aleatët e tyre si të paaftë për të kuptuar veprimet e Serbisë.

Ajo thekson se ShBA-të, BE-ja dhe ZVKM nuk kanë nevojë për leksione nga askush për të sqaruar rolin dhe veprimtarinë e Serbisë, pasi kanë shërbime inteligjente më të avancuara dhe të sofistikuara se vendet e rajonit.

-Advertisement-

Çitaku shton se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të Kosovës, të treja anëtare të NATO-s dhe vende kandidate me negociata të hapura për anëtarësim në BE.

Ajo ka thënë se doza e ironisë në këto deklaratat shtohet nga fakti se ato vijnë nga një përfaqësues i lartë i qeverisë, e cila, sipas saj, i ka shpallur luftë ndaj mediave, sindikatave, bizneseve dhe secilit që nuk pajtohet me qëndrimet e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera