Lajme

Çitaku i jep Kurtit një këshillë si të veprojë me ndërkombëtarët: Koordinohu e bashkërendo me ta

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 04 September 2024

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova duhet të tregohet shtet serioz dhe jo imponues ndaj shteteve aleate.

Kështu deklaroi sot Çitaku në “DPT Fidani” në Klan Kosova , kur u pyet: ” Si duhet të zgjidhet çështja e veriut?”.

“Kosova problemet më të mëdha me Serbisë i ka zgjidhur fillimisht në vitin 1999 efektivisht, dhe në vitin 2008 ligjërisht, Serbia është vetëm formalisht palë negociuese, në të vërtetë ne negociojmë me ShBA-në dhe BE-në”.

-Advertisement-

“Ne duhet të tregohemi serioz, nuk mund t’i imponohet sot Kosova as Washingtonit, as Parisit, as Romës dhe as Brukselit si problem, ne në kryeqendrat evropiane dhe ato në Amerikë mund të imponohemi vetëm duke qenë partnerë kredibil dhe duke ofruar zgjidhje”, ka thënë Çitaku.

Ish-ambasadorja i ka dhënë edhe një këshillë kryeministrit Albin Kurti sesi të reagojë ndaj komunitetit ndërkombëtar në situatën që është tani vendi me reagimet e shumta dhe mospajtimet për hapjen e urës së Ibrit.

“Këshilla ime më dashamirësve që do t’ia jepja kryeministrit është që të diskutojë, të koordinojë dhe të bashkërendojë hapat e rëndësishëm posaçërisht me ShBA-në, nuk janë ShBA-të në asnjë formë e në asnjë trajtë kundër ligjshmërisë e kundër shtrirjes së sovranitetit. Mirëpo, bashkë me Qeverinë, aleatët duhet të formojnë kontekstin politikë”, ka thënë Çitaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera