Lajme

Çitaku e quan papërgjegjësi mosemërimin e ambasadorëve të rinj

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 18 November 2021

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku e ka quajtur papërgjegjësi mos-emërimin e ambasadorëve të rinj nga ana e Kosovës.

Komentet nënkryetarja e PDK’së i ka bërë në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Fatkeqësisht jo vetëm në SHBA, ne jemi pa ambasador në Bruksel, në Londër tani e pothuajse tre vjet, jemi pa ambasador në Berlin. Në shumicën e misioneve diplomatike Ambasadat tona janë pa titullar”, tha Çitaku.

-Advertisement-

“Është për të ardhur keq që edhe pas shumë muajsh nuk kemi misione diplomatike funksionale. Nuk arrij ta kuptoj pse, meqenëse që të tre titullarët e institucioneve bartëse të politikës së jashtme vijnë nga e njëjta listë zgjedhore. Përderisa më herët mund të ketë pasur përplasje, mospajtime brenda bartësve të institucioneve, nuk besoj që tani është ky rast”, shtoi ajo.

“Më shumë e shoh një papërgjegjësi. Kjo puna e ambasadorëve nuk është sikur me ra bora në verë. Nuk ka ndodh papritur. Unë s’kam asnjë problem me shkarkimin e ambasadorëve të emëruar politikë, mirëpo këtu ka munguar hapi i dytë. Në momentin kur dërgohet dekreti për shkarkimin dekreti tjetër që duhet të dorëzohet menjëherë është kërkesa për udhëheqësin e ri”, theksoi Çitaku.

Emisionin e plotë mund ta shihni KËTU.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera