Çitaku e quan Kurtin aventurier: Në këtë shekull nuk ka sovranitet të plotë

Autori: Gazeta inFokus
23:41 | 02 June 2023
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar aventureske qasjen politike të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë muajve të fundit.
Kërkesat e Kurtit për sovranitet në veri, Çitaku i ka parë si të papjekura. Ajo ka thënë në këtë shekull ku jetojmë, nuk ka sovranitet të plotë askund në botë.
“Në botën ku jetojmë, në shekullin ku jetojmë jemi të ndërvarur, nuk ka sovranitet të plotë. A e dini cili është vendi sovran në botë? Koreja e Veriut. Edhe Gjermania koordinohet me Amerikën, edhe Amerika koordinohet me Francën, është normale”, ka thënë Çitaku në DPT te Fidani në T7.
“Qasja e muajve të fundit e Kurtit, është e pakujdesshme, është tërësisht aventureske”, ka shtuar ajo.
Sipas ish-ambasadores së Kosovës në Uashington, demonstrim sovraniteti do të ishte pjesëmarrja e Kosovës në stërvitjet e gjera të NATO-s Defender Europe 2023, nga të cilat Kosova është përjashtuar.
“Nuk reduktohet ideja e sovranitetit në tri zyra komunale. Demonstrimi i sovranitetit është pjesëmarrja e Kosovës në Defender Europe 2023”, ka thënë ajo.
“Në raport me Serbinë, ne duam që Kurti dhe Kosova të dalin fitimtarë. Por këto beteja nuk mund të fitohen pa aleatët. Aleatët kanë kërkuar një gjë minore, ata kanë thënë ju lusim që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë detyrat nga ato objekte ku kanë dhënë betimin”, ka shtuar Çitaku.

Të tjera
-
Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Komisioneria e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka dhënë një la...
-
‘‘Trepça’’ propozon shlyerje të detyrimeve me këste: Për 70% të punonjësve s’ka rroga të prillit, rrezikohet edhe ajo e majit
Menaxhmenti i Trepçës, ka ftuar minatorët që të tërhiqen nga procedurat përmb...
-
Prokuroria kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit Orges Zhugolli për vra*sje shkaku i konfliktit në komunikacion
Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore ...
-
FSK stërvitet përkrah ushtrisë amerikane në SHBA, ambasada: Moment historik në partneritetin tonë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, janë shprehur ‘‘krena...
-
Identifikohen tre persona për transportim të kundërligjshëm të druve, policia jep detaje
Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se janë i...
-
Të shtunën mbesin pa ujë disa lagje në Prishtinë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të dis...
-
ShBA nuk lëshon komandën e NATO-s, raportohet se Trump pritet të emërojë gjeneralin e ri në krye të aleancës
Përderisa SHBA vazhdon të kërkojë që aleatët europianë të marrin më shumë për...
-
27 milionë euro qarkullim-Luan Dalipi pranon se vëllai aplikoi për licencim në ZRrE: Vendosi të provojë fatin në tregun e energjisë
Shefi i Kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Luan Dalipi, nëpë...
-
Arrestohet Nexhat Behluli, kishte bërë thirrje për eliminimin e gazetarëve
Gazetarit nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli është arrestuar pasditen e s...
-
Osmani i pret kongresistet amerikane: Rruga euroatlantike e Kosovës – qëllim i palëkundur
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kongresistet Claudia Tenney ...
-
Valon Syla: “Këshilltarët e Kurtit bashkë me miq të Vuk Hamoviqit tugjarë të strujës, runu e tokëzonu”
Gazetari Valon Syla ka reaguar pas aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan ...
-
Shoqëria civile: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon përfitimet nga Plani i Rritjes
Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatat joqeveritare u kanë bërë thi...