Lajme

Çitaku: Bislimi po përdorë gjuhë që ngjason më shumë në përleshje të kafeve – e rrezikshme

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 15 February 2024

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka lëshuar mbrëmë një kërcënim ndaj Bashkimit Evropian.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Bislimi ka përdorur një gjuhë jo zyrtare ndaj liderëve të Gjermanisë dhe Francës, Emmanuel Macron, dhe Olaf Scholz.

“Pra, Besnik Bislimi, numri 2 në qeverinë Kurti, përgjegjës për integrim evropian të Kosovës dhe dialog me Serbinë, paska lëshuar një kërcënim ndaj BE-së mbrëmë. ‘Mos na detyroni me eskalu situatën për m’iu tregu që e de-eskalojmë prapë’”.

-Advertisement-

“Për besë, gjumi nuk po e zë më Macronin dhe Scholzin. Sinqerisht, sikur mos të mbanit përgjegjësi institucionale, situata do të ishte komike. Kjo lloj gjuhe, që ngjason më shumë në përleshje të kafeve, kur përdoret zyrtarisht dhe publikisht nga zëvendëskryeministri është e dëmshme dhe e rrezikshme. Arrogancë e injorancë. Mjerim”, ka thënë Çitaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera