Çipa, në mediumin belg: Koha për Greqinë ta ndjek rrugën e Izraelit, ta njoh Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 19 February 2021
Analisti politik, Akri Çipa, nëpërmjet një opinioni editorial për mediumin ‘The Brussels Times’ ka kërkuar nga Greqia që ta ndjekë rrugën e njëjtë, sikurse Izraeli, dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Çipa, në OP-ED’in e tij për mediumin belg, thotë se njohja diplomatike e Kosovës përveç se do ta rreshtonte Greqinë në një linjë diplomatike me SHBA’të, ajo do të çonte një mesazh të fortë tek pesë vendet e BE’së që nuk e njohin atë.
“Greqia ka mundësinë të kontribuojë në thyerjen e ngërçit aktual dhe injektimin e energjisë pozitive që mund të ndihmojë në lehtësimin e zgjidhjes së konfliktit. Një veprim i tillë me siguri do të mirëpritet nga shumica e vendeve perëndimore, si dhe institucionet e BE-së”, argumenton ai, teksa flet për dialogun Kosovë-Serbi.
Tutje, njohësi i çështjeve ka thënë se ndryshe nga vendet e tjera që nuk e njohin Kosovën, Greqia ka institucione diplomatike në shtetin përkatës.
“Ndryshe nga shtetet jo-njohëse të tjera të BE-së, Greqia ka një Zyrë Ndërlidhëse në Kosovë, në nivel ambasadorësh dhe ka theksuar se kërkon të forcojë marrëdhëniet ekonomike. Vizita e Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Kosovë në tetorin e kaluar u përqëndrua në perspektivën e rajonit në BE dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”, argumentohet më tej.
“Vendosja e lidhjeve Kosovë-Izrael vendosi një precedent të rëndësishëm. Athina do të vepronte mençur po të merrte mësime prej saj”, përfundon ai.
Opinionin editorial të plotë në gjuhën angleze mund ta gjeni këtu.
Të tjera
-
OBSH-ja i fton qeveritë që të mos i zbusin masat antiCOVID
Drejtori gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gheb...
-
Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër
KEDS njofton konsumatorët se do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të pun...
-
Xharra i regon Gjinovcit: ‘Skendërbeu tha s’ka fol shqip, njëjtë sikur një serb midis Beogradit’
Gazetarja Arbana Xharra, i ka reaguar analistit politik, Rron Gjinovci, i cil...
-
Përplasen ashpër Latifi e Gjinovci: Bëhu më i edukuar
Profesori Blerim Latifi dhe aktivisti Rron Gjinovci janë përplasur rreth çësh...
-
Besian Mustafa përgjigjet nëse kishte biseduar ndonjëherë me Rexhep Selimin rreth vrasjes së babait të tij Xhemajl Mustafa
Ministri në detyrë, Besian Mustafa, ka folur për dosjen e babait të tij, Xhem...
-
Mbi 15 mijë doza të vaksinës Pfizeri arrijnë në Tiranë, Rama: Në prill edhe 30 mijë të tjera
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur nga Brukseli në Tiranë, ku priti edhe sasi...
-
E konfirmon anëtari i LDK-së: Kujtim Shala nuk do të jetë kandidat për kryetar të partisë
Ish-këshilltari i Avdullah Hotit, Visar Berisha thotë se është me rëndësi që ...
-
Isa Mustafa thotë se akoma askush nuk ka kandiduar për kryetar të LDK-së
Ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa thotë se asnjë kandidat nuk është paraqitur zy...
-
Numërohen 18,571 vota me kusht, Vetëvendosje merr shumicën e tyre
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i v...
-
Kosnett në takim me Lajcak: SHBA mbështet dialogun e udhëhequr nga BE
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett gjatë ditës së sotme ka zhvillu...
-
Anëtari i PDK-së i drejtohet Kurtit pas takimit me Lajkçakun: Me zor ki me hi dhandërr
Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi e ka komentuar deklaratën e liderit të VV-së A...
-
Të dhënat e fundit nga numërimi i votave me kusht, VV merr mbi 51%
Lëvizja Vetëvendosje, deri më tani, nga 16,321 vota të numëruara me kusht dhe...