Lajme

Cinizmi i Ramës, nga pushimet falenderon ushtarët që po luftojnë me zjarret në vend

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 11 August 2017

“Ushtar i I, Vangjeli Limallari 20 vjeç dhe Ushtar i I, Ornela Shaba 22 vjeç; dy ndër shumë heronjtë e këtyre ditëve të vështira përballjesh me zjarret, në kushte klimaterike asfiksuese. Mirënjohje për ta dhe respekt për punën e tyre në shërbim të vendit’’. Kështu shkruan kryeministri Rama nga facebook-u i tij ditën e sotme ku falenderon dy ushtarë për punën e tyre në shërbim të vendit.

Por në këtë postim të kryeministrit Rama ka dy ironi të mëdha. E para është se Rama më shumë mundësi e ka bërë postimin në ndojë vend ku po kalon pushimet në rehatinë e tij, ndërkohë flet për sakrificën e ushtarëve që po merren me flakët. Edhe pse detyra e një kryeministri në raste të tilla ku po i afrohemi një emergjence civile, është ajo e të gjendur në ballë të situatës, Rama preferon t’i ndjekë nga larg këto ngjarje duke i komentuar nga facebook-u.

Nga ana tjetër, siç duket edhe nga fotoja e ushtarëve me lopata, zjarrëfikësit shqiptar nuk kanë mjetet e duhura për të shuar vatrat e zjarrit në gjithë territorin e vendit. Nga 61 bashki që ka vendi, 23 prejt tyre nuk e ofrojnë fare shërbimin zjarrfikës dhe një pjesë e atyre që e ofrojnë, kanë shumë mungesa në infrastrukturë, duke qenë se mjetet janë të vjetra. Po ashtu, ka pasur dyshime dhe janë nisur hetime për shpërdorim fondesh nga pushteti lokal më çështjen e zjarreve.

-Advertisement-

Mjetet për fikjen e zjarreve nga ajri janë pothuajse inekzistente. Pak ditë më parë vendi ynë kërkoi ndihmë nga shtetet fqinje për mjete të tilla për të përballuar situatën. Në të njëjtën kohë, disa kryetarë bashkie shprehen se janë të pafuqishëm për të reaguar ndaj një gjendjeje të tillë. Ndërsa flasim, zjarret vazhdojnë të djegin pyje dhe toka, duke iu afruar banesave, por siç duket, kryeministrit nuk i bën shumë përshtypje e gjithë kjo tablo alarmante, ku kërkohet ndërhyrje e mënjëhershme dhe reflektim mbi atë çka nuk është bërë në pushtetin lokal që shërbimi zjarrfikës ka pushuar së ekzistuari.

Një postim i tillë nga rehatia e tij dhe në gjendjen në të cilën gjendet shërbimi ynë zjarrëfikës, i cili përpiqet të fikë zjarret me lopata e shpeshherë pa mjete mbrojtëse, duket më shumë si cinizëm se sa mirënjhje nga kryeministri i vendit./ Lapsi.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera