Lajme

“Cineplexx” ofendon rëndë klientët e saj – I ofron ‘uthell’ falas (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 28 June 2017

Kinemaja më e madhe në Kosovë, “Cineplexx” ka ofenduar rëndë klientët e saj. Në formën më të ulët, punonjësit e “Cineplexx” kanë ironizuar me një dashamirës të filmit vetëm pse ai i kishte pyetur; a ka diçka falas në këtë kinema? Përgjigja e stafit të “Cineplexx” u bë publike në faqen e tyre zyrtare në Facebook e ilustruar me një foto ku i ofrohet ‘uthull’ klientëve të tillë që presin ta kenë një shërbim falas.

“Një klient na akuzoi qe as “uthull” #Falas nuk po japim e lëre me gjëra tjera (që i dhurojmë vazhdimisht). Përgjigjja jonë është kjo…”, shkruan në këtë foto të cilën  e kanë dërguar në adresë të redaksisë lexuesit.

-Advertisement-

Ky ofendim është pritur mjaftë keq nga ndjekësit e faqes së “Cineplexx” dhe ka marrë me dhjetëra komente kritikuese derisa janë detyruar ta fshinë.

Portali Infokusi ka kontaktuar “Cineplexx” dhe ka marrë një përgjigje për këtë ofendim që i kanë bërë klientëve, por nuk kanë kërkuar falje për një gjë të tillë.

Madje e kanë arsyetuar se kjo ishte vetëm një sarkazëm me një klient dhe foto është fshirë pas 2 minutave. Por nuk i kanë përmendur edhe komentet e shumta kritikuese të cilat i detyruan ta fshinë postimin.

“Ky postim ka qene një sarkazëm me nje klient i cili na akuzoi se nuk po japim asgjë falas per klientët tanë neper eventet qe i organizojmë, gjë qe është krejtësisht e pavërtete sepse ne çdo event ne dhurojmë pije e dhurata te ndryshme falas. Sidoqoftë, ketë postim e kemi fshire brenda 2 minutave, sepse qëllimi ynë nuk ka qene qe ta bëjmë dike te ndihet keq ose i ofenduar”, I ka thënë portalit Infokusi Dëfrim Puka, menagjeri për marketing dhe komunikim i “Cineplexx”.

Ai madje ka thënë se kinematë tjera të nivelit të tyre në rajon nuk japin dhurata për klientë sic ka dhuruar kjo kinema.

“Kinematë tjera te nivelit tone ne rajon nuk dhurojnë shpërblime e dhurata siç kemi dhuruar ne qe nga hapja e kinemasë para 7 muajsh. Deri me tani, ne i kemi shpërblyer klientët tanë me shpërblime të mëdha si Samsung S8+, Playstation 4, TV 40”, shpërblime për pastrime te veturës, për rregullime te veturës, maica, trotineta, etj”, ka thënë Puna. /INFOKUSI.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera