Rozë

Çiljeta tregon se do të protestoj për të miturën: Gruaja është më e fuqishme se shpata e lapsi

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 03 June 2020

Edhe Çiljeta do t’i bashkohet protestës pas rastit të abuzimit me të miturën në Shqipëri.

Më 4 qershor, ora 16:00 do të mbahet një marshim paqësor te “Nënë Tereza”, në shenjë proteste për të gjitha ato vajza të reja që kanë humbur fëmijërinë si pasojë e abuzimeve seksuale apo dhunimeve fizike, shkruan lajmi.net.

Kjo thirrje po bën jehonë në rrjet dhe të shumtë janë ata që e kanë ndarë foton në rrjetet e tyre sociale.

-Advertisement-

Edhe Çiljeta Xhilaga ka ardhur me reagimin e saj derisa tregon se ka vendosur të protestoj më datë 4 qershor.

“Ka dy lloje të fuqive në botë, njëra është shpata dhe tjetra është lapsi. Por ekziston edhe një fuqi e tretë më e fuqishme se të dyja këto, ajo është gruaja” 👸🏽”, ishin fjalët e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera