Rozë

Çiljeta flet për lidhjen e saj me futbollistin Alban Hoxha

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 22 October 2019

Si rrallë herë këngëtarja e njohur ka pranuar të përgjigjet për lidhjen e saj të shumë përfolur.

Edhe pse sapo ka publikuar këngën “A je mirë”, bashkëpunim me Esto, Çiljeta ka zgjedhur të jetë e rezervuar në daljet e saj televizive por këtë të shtunë u bë pjesë e “Shiko Kush LUAN” nga Luana Vjollca.

Veç faktit që është një nga vajzat më të bukura të ekranit, Çiljeta pëlqehet edhe për menyrën se si i përgjigjet pyetjeve, qofshin këto edhe të vështira.

-Advertisement-

Prej kohësh diskutohet lidhja e saj e dashurisë me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxha por asnjëherë nuk është folur publikisht për këtë histori me detaje pasi të dy kanë zgjedhur ta jetojnë jashtë mediave.

Ai që dimë të gjithë mirë është”?, ishte pyetja që iu parashtrua këngëtares, e cila duke buzëqeshur, u përgjigj se janë shumë mirë të dy bashkë duke treguar kështu se pas thashethemeve për ndarje nuk ka asgjë të vërtetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera