Lajme

Cili zhanër muzikor i pëlqen më së shumti kryeministrit Kurti?

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 06 April 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se cili zhanër muzikor i pëlqen më së shumti.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në “Defy them”, hapësirë ku aristët mund t’i japim formë krijimtarisë së tyre në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, Albin Kurti tregoi për gazetarin Kron Sadiku, se i pëlqen roku alternativ.

“Është një vend fantastik ku mund të takohen të rinjtë për të ndarë bashkë shijet e preferencat e tyre për zhanret dhe bendet. Unë jam më shumë me posterat që ishin në skenën kryesore, pra më shumë me rokun alternativ sesa njerëzve që merrnin pjesë e të cilët janë më shumë të hard rokut dhe metalit”, tha Kurti.

-Advertisement-

Ndiqni më poshtë deklaratën e tij të plotë duke nisur nga minuta 4:12.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera