Lajme

Cili kryetar i komunës është më aktivi në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 13 January 2020

Puna e komunikimi me qytetarë ka ndryshuar me të madhe prej ardhjes së teknologjisë së re.

Kështu, tashmë politikanët fare pak kanë nevojë për fushata e aktivitete, pasi këto i kryejnë online, përmes rrjeteve sociale, shkruan gazeta inFokus.

E si më i përdoruri në Kosovë, Facebook, nga cili kryetar i komunës u përdor më së shumti.

Valon Kerolli, njohës i fushës së IT-së, përmes një postimi në Facebook ka treguar 10 faqet më aktive të kryetarëve të komunave, postimet e të cilëve kanë pasur më së shumti interaksione gjatë vitit të kaluar, shkruan gazeta inFokus.

Bekim Jashari i Skënderajt është i pari. 37 mijë ndjekësit e tij ndjekim me vëmendje aktivitetin e tij.

Pas Jasharit, vjen Bali Muharremaj i Suharekës, derisa i treti është Bashkim Ramosaj i Deçanit, i pasuar nga Lutfi Haziri i Gjilanit e Xhafer Tahiri i Vushtrrisë./Gazeta inFokus/

 

Të tjera