Opinione

Cili je ti matrapaz që guxon ta devijosh vullnetin tim?

Autori: Sejdi Godanci 13:23 | 21 October 2019

6 tetori kur sovrani dha verdiktin ku shumica ishte për ndryshim dhe kështu ndodhi kur opozita fiton zgjedhjet populli don ndryshim.
A është keq,mirë apo do bëhet më keq ose më mirë tani për momentin këto janë vetëm paragjykime!
Dita e zgjedhjeve shkoi shumë mirë pa incidente të theksuara me përjashtim të komunave me shumicë serbe.

Edhe rezultatet u pranuan nga humbësit burrërisht çka edhe u përshendet ky nivel i civilizimit dhe demokracisë që shumë shtete në rajon e duartrokiten si proces.
Çka ndodhi me pas?
Pas fillimit te numërimit dhe rinumërimit dolën në sipërfaqe matrapazet komisionerët te cilët ishin munduar ose kishin devijuar vullnetin e popullit.
Kush je ti komisioner matrapaz që votën time e dërgon aty ku unë nuk dua?

Duke i parë këto devijime del që komisionerë janë:
Të paditur.

-Advertisement-

Matrapazë dhe të Fortit.
-të paditur them duke parë se si në komunat me shumicë shqiptare janë bartur vota te lista serbe.
-komisionerë matrapazë janë ata te cilët me siguri janë paguar për të devijuar vullnetin e popullit.
-të fortit janë komisionerë kryesisht militant te partive që thonë ju votoni si të doni po në fund ne vendosim se ku e dërgojmë votën tuaj.
Duke i përjashtuar të parët si të paditur.

Këto dy kategori tjera duhet të marrin dënimin e merituar e bashkë me ta duhet te dënohen edhe ata të cilët i kanë shtyer në kryerje të këtyre veprimeve.
Një fjali popullore thotë”më i keq është shtisi se basi”!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera