Lajme

Cili ishte komisioni më aktiv në Kuvend?

Autori: Sylejman Sylejmani 10:18 | 11 September 2019

Me 24 mbledhje të mbajtura, Komisioni Hetimor Parlametar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala po del të jetë komisioni më aktiv përgjatë lëgjistraturës  së fundit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën “Vota Ime” të KDI-së, ky komision mbajti gjithsej 24 mbledhje, shkruan Gazeta inFokus.

Tjetër komision aktiv ishte edhe ai për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion e Ndërmarrësi.

-Advertisement-

Ky komision mbajti 22 mbledhje, mirëpo kishte kohëzgjatjen më të lartë të takimeve.

Mesatarisht mbledhjet e tyre kanë zgjatur nga 62 minuta.

Komisioni i tretë më aktiv ishte ai për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal që u mblodh 20 herë.

Aktive ishin edhe komisioni për Buxhet dhe Financa me 17 mbledhje, si dhe ai për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione që u mblodh 18 herë. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera