Cili është qyteti me ajrin më të ndotur, Prishtina apo Gjakova?
Autori: Gazeta inFokus
16:01 | 23 January 2018
Ndotja e ajrit gjatë dimrit, po tejkalon deri 300 herë mesataren e lejuar. Duke marrur këtë parasysh, studentët e Kolegjit Universum së bashku me profesorë Durim Gjoshi, në kuadër të departamentit të Shkencave Kompjuterikendërtuan pajisjen për matjen e cilësisë së ajrit, ku kanë përgatituredhe një studim lidhur me gjendjen e ajrit në Komunën e Gjakovës.
Ky projekt i cili është një tjetër përpjekje nga Kolegji Universum për t’i shërbyer komunitetit në Gjakovë, synon të shpalosë rëndësinë e matjes së kualitetit të ajrit në raport me efektet mbi shëndetin e banorëve.
Studimi i kualitetit të ajrit u bë duke shqyrtuar disa faktorë të ndryshëm dhe relevantë siç janë: temperatura, shtypja, niveli i tymit, niveli i monoksid karbonit etj. Të gjithë këta pjesëmarrës të ajrit u maten për të ofruar një pasqyrë lidhur me ndikimin e tyre mbi shëndetin e qytetarëve të komunës së Gjakovës. Kjo u realizua përmes teknologjisë moderne të senzorëve.
Niveli i kualitetit të ajrit është një temë relativisht e paprekur në tërë Kosovën dhe e njëjta vlen edhe për komunën e Gjakovës. Në këtë mënyrë, është vitale që të mendojmë për këtë problematikë. Bazuar në një studim të Ministrisë së Mjedisit të Zelandës së Re, njeriu thith rreth 14000 litra ajër në ditë duke u ekspozuar para shumë rreziqeve potenciale. Ajri i ndotur mund të ketë efekt posaçërisht negativ tek fëmijët, të moshuarit, ata që kanë probleme me frymëmarrje, me zemër etj.
Duke u familjarizuar me shkallën e ndotjes, ne sadopak vetëdijësohemi dhe rrisim mundësinë për luftim të suksessshëm të këtij fenomeni. Efekti i sëmundjeve, vdekjeve të parakohshme dhe uljes së nivelit të produktivitetit në punë ndikon pothuajse drejtpërdrejt në ekonominë tonë duke rritur rëndësinë e trajtimit të kësaj çështjeje.
Përfundimisht, iniciativa e profesorëve dhe studentëve të Kolegjit Universum për studimin e kualitetit të ajrit përbënë një përpjekje reale për t’i kontribuar direkt mirëqenies së qytetarëve në Komunën e Gjakovës, së pari duke bërë sensibilizimin e tyre për rëndësinë e temës në fjalë e më pas duke ju ofruar të dhëna të cilat më vonë do dhuronin rezultate praktike shumë të dobishme.
Për të parë cilësinë e ajrit në Gjakovë, vizitoni web-faqen: http://ame.jointdots.com/
Për më shumë informata, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062.
Kolegji Universum, është Inovativ!




T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...



































