Cili është kushti i Vetëvendosjes për koalicion me LDK-në?
Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 08 July 2017
Megjithëse ende nuk ka asgjë zyrtare, një koalicion mes koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje është parë i mundur.
Por, cili është kushti që VV-ja të bashkëpunojë me koalicionin LAA?
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka thënë se qytetarët janë shprehur për të preferuarin e tyre, duke iu referuar kandidatit të partisë së saj për kryeministër, Albin Kurti, por që ajo thotë se postet nuk duhet të jenë kusht për koalicion.
“Më 14 qershor, kryetari ynë, ka ftuar për takim kryetarin e LDK. Së pari duhet të ndodhë ky takim. Sa i përket kandidatit për kryeministër, për këtë tashmë janë shprehur qytetarët dhe në asnjë mënyrë nuk guxojmë ta deformojmë vullnetin e qytetarëve. Por, s’mund e s’duhet që diskutimet për një koalicion të mundshëm të fillojë me diskutim për ndarje postesh. Populli e ka parë se çfarë ka ofruar LDK në qeverisjen e saj sikurse e ka parë se çfarë kemi bërë ne si opozitë, por edhe si qeverisje në Prishtinë, dhe 11 qershori është fjala e popullit. 11 qershori na tregon më së miri se çfarë do populli”, ka deklaruar Haxhiu.
Ndërsa, sa i përket mundësisë që të ketë një kandidat tjetër konsensual në vend të Kurtit e Hotit, siç kishte thënë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, Haxhiu është shprehur se nuk mund të veprohet sipas dëshirës së askujt.
“Siç e thashë edhe më lartë për këtë kanë vendosur qytetarët duke votuar Lëvizjen Vetëvendosje!, si subjekt të parë dhe Albinin si kandidatin me më së shumti vota. Edhe Behgjet Pacolli duhet ta kuptoj mesazhin që qytetarët e kanë dhënë. Ne nuk mund të veprojmë sipas dëshirave apo tekeve të Pacollit e askujt tjetër. 11 qershori e ka konfirmuar se qytetari e sheh si shpresën e vetme Lëvizjen tonë dhe kjo s’mund të mohohet nga askush. Vetëvendosje! duhet ta drejtojë qeverinë dhe vetëm kështu është i mundur ndryshimi”, ka deklaruar deputetja Haxhiu për gazetën “Bota sot”.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























