Fokus

Cili është konaku i Fatmir Limajt?

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 21 September 2019

Malisheva dhe Prishtina ruajnë kujtime të vecanta për kryetarin e NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj. Si mysafir në emisionin televiziv të Gazetës inFokus, n’Konak, ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që mbante nofkën çeliku, ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e tij.

Ai ka treguar se shtëpia e familjes së tij në Bajë të Malishevës dhe banesa në Prishtinë janë konaqet që nuk mund ti ndajë për nga rëndësia.

Por, cili është më i rëndësishëm për të?

-Advertisement-

“Normalisht është vendlindja sepse aty i ke marrë hapat e parë, gëzimet, shkollën fillore e kam kryer në vendlindje dhe është e pamundur që kujtimet e fëmijërisë me u shly dhe kam shumë kujtime të mira dhe kështu e kisha nda në dy faza, pasi i kemi pasur dy vendbanima atje dhe këtu”, thotë Limaj në intervistën në Konak, për Gazetën inFokus.

Një pjesë të jetës ai e ka kaluar në Bajë, ndërsa pjesën tjetër të jetës në Prishtinë.

“Prej moshës 15 vjeçare unë jam në Prishtinë, e kam kryer shkollën e mesme këtu, pastaj studimet dhe kjo banesë këtu ku jemi është pjesë e historisë së krejt asaj që unë jam rritur e kam përjetuar”, ka thënë Limaj. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera