Fokus

Cili është ekipi dhe lojtarët e preferuar të gardianit të portës së Kosovës, Samir Ujkanit

Autori: Halil Berisha 18:43 | 12 October 2019

Samir Ujkani veç Kosovës është portier edhe i ekipit italian Torinos.

E në një intervistë në Konak të gazetës inFokus, Ujkani tregon se cili është klubi i tij i preferuar, por edhe portieri të cilin e ka idol në fushë.

“Unë ekipin dmth që e kom dashtë gjithmonë është AC Milan për shkak të ngjyrave e shume seneve, portieri i jem në atë kohë kur kam qenë i ri ishte Gianluca Pagliuca, e idol si sulmues ishte Ronaldo i Brazilit si legjendë e futbollit e krejt kohërave”

-Advertisement-

Me disa prej lojtarëve më të mirë në botë, Ujkani pati fatin edhe të luaj bashkë.

E me ta, Ujkani për gazetën inFokus tregon që ende ka kontakte.

“E kemi fatin që tash në social netëork u ba ma lehte me pas kontakte e mbahen gjithmonë kjo është e bukura e futbollit që mundesh me u nda por shpejt bashkohesh se sillet futbolli, e për atë arsye shembulli i Dybalas, ai është në Juventus e unë në Torino, jemi në të njëjtin qytet ku mundemi me u taku”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera