Fokus

Cili është ekip më i shtrenjtë, Kosova apo Mali i Zi (Foto)

Autori: Halil Berisha 09:46 | 14 October 2019

Sot, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të futbollit do të ndeshen Kosova me Malin e Zi.

Loja do të zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan gazeta inFokus.

Këtu, favorit konsiderohet ekipi i kombëtarës së Kosovës, ekip ky i cili në grupin A, gjendet në vendin e tretë, pesë pikë para Malit të Zi, në vend të katër dhe pesë pikë më pak se dy vendet e para, Anlgia dhe Çekia.

-Advertisement-

Por, nuk është kjo arsyeja e vetme që kombëtarja e Kosovës po konsiderohet favorite.

Është edhe vlera e lojtarëve të cilët i përbëjnë të dy ekipet.

Kështu, vlera totale e ekipit të kombëtarës së Kosovës është 74.03 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

Ndërsa, ekipi kundërshtar, kombëtarja e Malit të Zi, ka vlerën e 58.95 milionë eurosh, ose 15.08 milionë euro më pak./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera