Lajme

Cili do të jetë posti i Vjosa Osmanit në Qeveri?

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 13 November 2019

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur rreth postit të cilin e mendon ajo pas krijimit të qeverisë.

Derisa Osmani flet në lidhje me postin e Kryeministrit që sipas sajë do të respektohet vullneti i qytetarëve, ku me këtë rast i bie që Albin Kurti të jetë Kryeministër, sa i përket posteve të tjera ajo tha se ende nuk është diskutuar në detaje, shkruan gazeta inFokus.

Gjatë një interviste në Opinion, ajo përmendi Kuvendin dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

-Advertisement-

“Unë personalisht, do të shoh, akoma nuk kam vendosur për këtë temë. Do të jetë vendimi i imi natyrisht në konsultim me partinë që përfaqësoj dhe unë do të jem aty ku t’i shërbej vendit tim më së miri. Qoftë në krye të Kuvendit qoftë në krye të politikës së jashtme, megjithatë unë nuk e kam marrë këtë vendim”.

Ajo ka folur edhe për kreun e LDK-së Isa Mustafa, dhe pozicionimin e tij pas formimit të qeverisë, ku ka thënë se Mustafa nuk ka shprehur interesim që të jetë pjesë e qeverisë./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera