Lajme

Cilët politikanë janë më të besueshëm për qytetarët e Kosovës? Prin Albin Kurti me 36%

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 15 May 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të mbetet politikani apo personi publik më i bësueshëm për qytetarët e Kosovës.

Kjo sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Instituti Republikan Ndërkombëtar për politikanët apo personat publik më të besueshëm në Kosovë.

Menjëherë e dyta në këtë listë është presidentja, Vjosa Osmani me një 22%, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

E pavarësisht që nuk janë më aktiv në jetën politike dhe janë duke u gjykuar në Hagë derisa po mbahen në paraburgim në vazhdim të listës janë ish presidenti Hashim Thaçi dhe në vendin e katërt Kadri Veseli.

Më pas në renditje menjë përqindje prej 6, është lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në fund të listës janë kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me 5%, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me 3% dhe në fund të listës është kreu aktual i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kjo është grafika e publikuar nga IRI:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera