Cilët janë shkaktarët e marramendjes dhe si mund ta parandaloni ?
Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 02 October 2017
Njerëz të ndryshëm mund të përjetojnë ndjesi të lehta të marramendjes. Por, nëse marramendja ndodh shpesh, ju e humbisni ekuilibrin dhe mund edhe të rrëzoheni, ose keni dhe shqetësime të tjera, atëherë duhet të vizitoheni patjetër tek një mjek. Rastet për të shqetësuar janë edhe kur një person humb vetëdijen ose i bie të fikët. Çfarë e shkakton marramendjen? Marramendja mund të ketë disa shkaktarë, si: Infeksionet të veshit dhe gjendje të tilla si inflamacioni i veshit të brendshëm dhe sëmundja e menierit, migrena,stresi, ankthi, nivelet e ulëta të sheqerit në gjak (hipoglicemia) që mund të prek njerëzit me diabet, rënia e tensionit të gjakut kur qëndron në këmbë, e quajtur hipotension, që mund të prekë të moshuarit, dehidratimi, lodhja, mungesa e gjakut në tru, e quajtura insuficienca vertebrobazilare, çrregullimet neurologjike, si goditja në tru ose skleroza e shumëfishtë, anemia, abuzimi me alkoolin, abuzimi me drogën, efektet anësore të disa ilaçeve, çrregullimet e rrahjeve të zemrës, helmimi nga monoksidi i karbonit, problemet me shikimin, të përzierat gjatë udhëtimit etj.
Për trajtimin e marramendjes është shumë e rëndësishme që fillimisht të kuptoni shkaktarin, për shembull, nëse vjen si pasojë e diabetit apo uljes së tensionit të gjakut. Duke gjetur shkakun dhe trajtuar atë (mbajtjen nën kontroll të diabetit apo parandalimin e uljes së tensionit), trajtoni edhe marramendjen. Nëse dyshohet për ndonjë infeksion bakterial në vesh, zakonsiht rekomandohen antibiotikët, sigurisht me recetë nga mjeku.
Parandalimi i marramendjes: Gjendja e të fikëtit nuk mund të shmanget gjithmonë, megjithatë duke u kujdesur për shëndetin e përgjithshëm me një dietë të shëndetshme dhe duke kryer ushtrime fizike, mund të ulni rrezikun e marramendjes. Shmangia e stresit është gjithashtu shumë e rëndësishme. Merrni në konsideratë teknikat e relaksimit dhe mos u ndieni në presion. /Burimi ”shëndeti”
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...