Lajme

Cilët janë politikanët e tjerë që nuk e përmendën UÇK-në?

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 10 April 2021

Postimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për Betejën e Koshares, ku nuk përmendet Ushtria Çlirimtare e Kosovës ngjalli reagime të shumta në opinionin publik, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani është akuzuar se e ka lënë në harresë UÇK-në.

Por Vjosa Osmani nuk është e vetjma që nuk e ka përmendur UÇK-në në postimin publik.

-Advertisement-

E njëjta Betejë,është kujtuar edhe nga  politikanë të tjerë pa u përmendur  Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka kujtuar Betejën e Kosharës pa e përmendur UÇK-në.

Përveç Haradinajt, UÇK nuk është përmendur as në postimin e Shefit të Kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Jashar Ramadani.

Edhe kryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj ka kujtuar të rënët në Kaçanik pa përmendur askund UÇK-në.

Presidenca, i ka mohuar të gjitha akzuat se Osmani qëllimisht nuk po e përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Bekim Kupina, këshilltar për media i Komandantes Supreme të FSK-së, ka thënë për Gazetën Infokus, se UÇK, është përmendur në të gjitha fjalimet e Vjosa Osmanit.

“UÇK-në, presidentja e ka përmendur vazhdimisht në të gjitha fjalimet e saj. S’ka asnjë telashe në atë plan. Të gjitha fjalimet janë publike në uebfaqen e Presidencës, mund t’i lexojë çdokush”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera