Opinione

Cilët janë hapat për anëtarësim të një vendi në BE?

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 01 October 2022

1) Vendi që synon të anëtarësohet në BE-së e dorëzon pikë së pari aplikacionin pranë Këshillit të BE-së (jo Këshillit Evropian);

Shkruan: Ahron HOTI

2) Pas aplikimit, Komisioni Evropian përkitazi për aplikacionin e përgatit një Opinion dhe e dorëzon në Këshill të BE-së ku ulen Shtetet Anëtare të BE-së. Opinioni është një shqyrtim i detajuar që bëhet së bashku me vendin aplikues për çdo fushë të politikës (kapitull), për të përcaktuar se sa mirë është i përgatitur vendi aplikues. Gjetjet sipas kapitujve Komisioni Evropian ua paraqiten Shteteve Anëtare të BE-së në formën e një raporti, i cili mund të rekomandojë për hapje drejtpërdrejt të negociatave ose të kërkojë që të plotësohen kushte shtesë para hapjes së negociatave;

-Advertisement-

3) Pas marrjes së Opinionit Shtetet Anëtare të BE-së përmes Këshillit të BE-së vendosin unanimisht për t’i dhënë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE vendit që ka aplikuar;

4) Nëse vendit i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim dhe nëse shteti aplikues i ka përmbushur kushtet e kërkuara, atëherë në pajtim me të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së, hapen zyrtarisht negociatat për anëtarësim;

5) Më pas Komisioni Evropian propozon një draft kornizë negociuese si bazë për negociata. Negociatat për anëtarësim formalisht fillojnë pasi Shtetet Anëtare të pajtohen të gjitha për kornizën e negociatave për anëtarësim;

6) Negociatat janë të strukturuara sipas 35 kapitujve, ku vendi aplikues përgatitet për t’a zbatuar legjislacionin dhe standardet e BE-s. Të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhen të pajtohen që shteti aplikues i ka plotësuar të gjitha kushtet një nga një. Asnjë kapitull nuk mbyllet derisa çdo Shtet Anëtar i BE-së të jetë i kënaqur me progresin në secilin sektor të vendit aplikues të analizuar nga Komisioni Evropian. I gjithë procesi i negociatave përfundon përfundimisht vetëm pasi të jetë mbyllur çdo kapitull;

7) Pasi të jenë finalizuar negociatat për anëtarësim, atëherë Komisioni Evropian përgatit një Opinion për gatishmërinë e vendit aplikues për t’u bërë Shtet Anëtar i BE-së;

😎 Pas pranimit të Opinionit, Shtetet Anëtare të BE-së vendosin unanimisht për mbylljen e procesit të negociatave, gjersa edhe Parlamenti Evropian duhet të japë gjithashtu pëlqimin e tij.

9) Të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendi aplikues nënshkruajnë dhe ratifikojnë Traktatin e Anëtarësimit që i mundëson vendit të bëhet një Shtet Anëtar i BE-së. Shtetet Anëtare ratifikimin e bëjnë sipas rregullimeve kushtetuese të tyre (votim në parlament, referendum, etj).

10) Vendi aplikues bëhet Shtet Anëtar i BE-së vetëm në datën e përcaktuar në Traktat të Anëtarësimit, me kusht që traktati të jetë ratifikuar paraprakisht.

Kohëzgjatja e negociatave për anëtarësim mund të ndryshojë, sepse varet nga shpejtësia e reformave dhe përafrimit të legjislacionit të BE-së me atë të vendit aplikues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera