Cilët janë emrat e mbiemrat më të përdorur në Kosovë, cili është emri më i gjatë…
Autori: Gazeta inFokus
14:56 | 29 December 2017
Keni dëgjuar ndonjëherë emër Ismailqemail dhe Mirandolinda?
Këta dy emra ekzistojnë në Kosovë, madje janë cilësuar si emrat më të gjatë.
Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar emrat dhe mbiemrat më të përdorur në Kosovë, gjithashtu edhe emrat me të gjatë.
Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë së Kosovës, i kryer në vitin 2011. Një raport i tillë publikohet për herë të parë nga ASK-ja.
Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2011, numri i emrave të ndryshëm është gjithsej 68 122 emra, ndërsa numri i mbiemrave të ndryshëm në Kosovë është gjithsej 26 557 mbiemra.
Sa i përket shpërndarjes së emrave në Kosovë, emri më i gjatë (më së shumti shkronja) ishte ai Ismailqemail me gjithsej 13 shkronja dhe Mirandolinda me gjithsej 12 shkronja, ndërsa emri me i shkurtër ishte me vetëm dy shkronja: Al ose Ad.
Agjencia përmes njoftimit tregon se nëse emrat analizohen sipas shkronjës së parë, sipas alfabetit, më së shumti emra fillojnë me shkronjën A, ndërsa më së paku me shkronjën C. Gjithsej 8 026 emra fillojnë me shkronjën A, ndërsa gjithsej 407 emra fillojnë me shkronjën C, transmeton Express.
Emri më i përbashkët (shpeshtë) te femrat në Kosovë ishte emri Fatime me gjithsej 8 626 persona, ndërsa emri më i përbashkët te meshkujt ishte Bajram.
Sa i përket mbiemrave, Krasniqi është mbiemri më i përbashkët (shpeshtë) në Kosovë me më shumë se 58 199 persona, që mbanin këtë mbiemër.

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
































