Lajme

Cilësia e ajrit sonte në Prishtinë e pashëndetshme, IKShPK: Reduktoni daljet

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 05 December 2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se ajri sonte në Prishtinë është i pashëndetshëm.

IKShPK-ja i ka ftuar qytetarët që të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet e tjera me ajër të ndotur.

“Sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

-Advertisement-

Sipas IKShPK-së, indeksi i cilësisë së ajrit sonte në Prishtinë është 177.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera