Lajme

“Çile guri gojën”- Prokuroria demanton ministrin Peci për villat në Rugovë

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 15 May 2023

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se shqetësimi i ngritur nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, lidhur me villat e gurit në Stankaj të Rugovës, është marrë parasysh dhe se janë në fazë hetimore.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, teksa ka thënë se villat në fjalë janë në procedurë hetimore dhe se nuk mund të ndajnë detaje për opinionin.

“Po realisht ne e kemi komuniku edhe më herët, i kemi njoftu dhe mediat që pasi që është shfaq ky shqetësim nga ana e ministrit më parë, i kemi autorizu Policinë e Kosovës që mi marrë informatat e duhurat dhe varësisht nga rezultatet e informatave të trajtohet si çështje. Realisht, në këtë fazë nuk mundemi me nda informata me opinionin publik, për shkak se mund ta dëmtojë procesin hetimor”, deklaroi Nikçi për Gazetën Insajderi.

-Advertisement-

Ai ka thënë se pjesë e hetimeve janë edhe prona të tjera, të ndërtuara në hapësira të shtetit.

“Mirëpo, ajo çka është relevante, Prokuroria që në fillim është marrë me këtë çështje, jo vetëm për pronat në fjalë por edhe për pronat tjera të cilat korrespondojnë se janë në ndesh me ligjin. Varësisht nga rezultatet hetimore, do të dalim me qëndrim për opinionin publik”, deklaron më tej zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës.

Ministri Peci ka akuzuar Prokurorinë për heshtje karshi hetimeve për villat në fjalë, duke thënë se e ka ngritur si shqetësim tash e shtatë muaj.

“7 muaj kanë kaluar prej se kam denoncuar publikisht këto uzurpime dhe asnjë reagim, asnjë veprim i ndërmarrë… Për të tilla denoncime duhet reaguar brenda 24 orëve besoj unë…”, ka thënë ndër të tjera Peci.

Udhëheqësi i dikasterit të Bujqësisë ka akuzuar edhe mediat kinse po e neglizhojnë si rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera