Shëndetësi

Cilat vende nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus?

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 15 July 2020

Në muajin dhjetor të vitit 2019, koronavirusi dukej se ishte i izoluar vetëm në Kinë. Por, disa javë më vonë, Covid-19 u shpall pandemi globale.

Covid-19 tashmë është konfirmuar në të paktën 188 vende të botës, transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët, zyrtarët shëndetësorë dhe qeveritë në gjithë botën kanë këshilluar qytetarët që të mbajnë maskë, distancë sociale dhe të shmangin daljet e panevojshme.

-Advertisement-

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins më shumë se 13 milionë njerëz në botë janë të prekur nga Covid-19, derisa shifra globale e vdekjeve ka arritur në më shumë se 578,000. Më shumë se 7,3 milionë pacientë konsiderohen të shëruar.

Më poshtë janë vendet që nuk e kanë raportuar asnjë rast me koronavirus:

Kiribati

Ishujt Marshall

Micronesia

Nauru

Koreja e Veriut

Palau

Samoa

Ishujt Solomon

Tonga

Turkmenistan

Tuvalu

Vanuatu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera