Shëndetësi

Cilat ushqime ju duhen në luftën kundër alergjisë

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 14 April 2018

Në rastet ku ju ka zënë alergjia keni menduar se simptomat do të zhduken pa ilaçe, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur?

Janë disa ushqime të caktuara që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë, thotë dietologu Rachel Lustgarten i Spitalit Weill Cornell në New York.

Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë duke ulur inflamacionin në trup, gjë që mund të lejojë që sistemi imunitar të funksionojë në mënyrë efikase.

-Advertisement-

Cilat ushqime rekomandohen?

Çaji jeshil

Çaji përmban polifenole, substanca bimore që veprojnë si antioksidantë, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Nxehtësia dhe avulli nga një filxhan çaji mund të ndihmojë të hapni pasazhet tuaja të hundës.

Një përfitim i shtuar: Do t’ju ndihmojë të qendroni të hidratuar.

Supë me perime, qepë dhe hudhra

Në qoftëse supa juaj përmban domate, qepë dhe karrota, ju do të merrni antioksidantë natyralë si vitamina C. Vitamina C ndihmon në parandalimin e qelizave inflamatore të trupit tuaj.

Salmon dhe arra

Peshqit yndyror si salmoni përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit. Nëse ju nuk e konsumoni mishin, arrat janë një alternativë e mirë.

Një tjetër bonus: Këto burime të acideve yndyrore omega-3 janë gjithashtu të pasura me proteina, gjë që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera