Sport

Cilat skuadra shkojnë në Champios League nëse anulohet Serie A?

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 31 March 2020

Çfarë do të ndodh me sezonin e Serie A është një ndër misteret që po qarkullon më së shumti nëpër medat italiane.

Gadishulli apenin është vendi më i prekur nga koronavirusi në mbarë botën, sidomos veriu i vendit aty nga vijnë skuadrat më të forta të Italisë, shkruan Indeksonline.

“Calciomercato” ka bërë një shkrim për fatin e kampionatit nëse vendoset për më të keqen, anulimin e të gjitha garave për këtë vit.

-Advertisement-

Në këtë rast, sezoni 2019/20 nuk do të ketë kampion por ajo që duhet të zgjidhet është fati i skuadrave që do të luajnë në Evropë.

Sipas tyre në sezonin e ardhshëm do të përfaqësojnë skuadrat që ishin këtë vit, Juventus, Napoli, Inter dhe Atalanta në Ligën e Kampionëve ndërsa Milan, Lazio dhe Roma në Europa League.

Padyshim skuadra më e dëmtuar në këtë skenar do të jetë Lazio që është duke kaluar një sezon fantastik.

Gjithashtu nuk do të ketë lëvizje as për skuadrat e fundit, ku edhe për një sezon do të qëndrojnë në ligë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera