Fokus

Cilat shpenzime do t’ia mbuloj shteti “mysafirëve” të Speciales? (Dokument)

Autori: Anita Krasniqi 16:17 | 17 January 2019

Avokati i Sami Lushtakut në Hagë, Geoffrey Nice ka kërkuar që të paguhet 2 mijë e 200 euro për një ditë, duke shtuar këtu edhe biletën e udhëtimit.

Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i zyrës për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi.

E këta avokatë të cilët mbrojnë të ftuarit nga Gjykata Speciale do të paguhen me paratë e buxhetit të shtetit.

-Advertisement-

Sidoqoftë, qeveria e Kosovës për këta persona ka ndarë mbi 1. 5 milionë euro në buxhetin e këtij viti, për t’u ofruar ndihmë juridike dhe financiare,shkruan gazeta inFokus.

Kjo shumë, sipas Qeverisë, është ndarë në bazë të Ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Speciale.

Sipas nenit 3 të këtij ligji “të gjithë personat e akuzuar kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësit të pavarur, me përvojë dhe kompetencë, që paguhen ngaBuxheti i Kosovës”.

Sa i përket mbështetjes financiare që iu bëhet të ftuarve nga Specialja, sipas nenit 4, shteti është i obliguar të iu paguaj shpenzimet e ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës.

Të ftuarit e kësaj gjykatë, sipas këtij ligji neni i 5, kanë të drejtë të kërkojnë të drejtën për kompensim.

“Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë pranë Dhomave të Specializuara, kanë të drejtë të kërkojnë kompensim në rast se ata shpallen të pafajshëm me vendim të plotfuqishëm”, thuhet në ligjin që parasheh mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Special.

E kështu është shprehur për gazetën inFokus edhe avokati Tomë Gashi. 

“Qeveria me siguri do të rris buxhetin për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale por edhe për familjarët e tyre për vizitat që do ti kenë dhe shpenzimet e tjera sepse kështu është e paraparë edhe me lig” ka thënë Gashi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera