Cilat sëmundje ndikojnë në shikimin e njeriut?
Autori: Gazeta inFokus
15:44 | 14 September 2023
Këtë javë në emisionin e shëndetësisë “Doktor Plus” me Betim Morina, prodhim i Gazetës Infokus, është diskutuar për Retinopatinë Diabetike.
Në storien e përgatitur nga gazetarja Elvira Haxhiu, Dr. Muhamet Zekolli, Specialist i Retines dhe Kirurg Vitreo-Retinal tregon cilat sëmundje përveç diabetit ndikojnë në shikimin e njeriut.
Zekolli ka thënë se një nga sëmundjet e cila ndikon në shikimin e njeriut është sëmundja që njihet me emrin “Age macular degeneration”.
“Ka shumë sëmundje. Ndoshta kisha me përmend sëmundje të cilat në botë janë më aktuale dhe që e ulin më se shumti shikimin. Është një që njihet si “Age macular degeneration”. Kjo është një sëmundje e cila në shtete perëndimore meqenëse edhe jetëgjatësia e njerëzve është më e lartë në krahasim me shtete e tjera në zhvillim dhe ato të pazhvilluara, te ata haset edhe më shpesh se sa tek ne dhe shtete që janë më të varfra, për shkak se e ka një lidhje direkte mes moshës dhe paraqitjes së kësaj sëmundje. Mundësia për të qenë me këtë sëmundje grup moshat 80 deri në 90 vjet është shumë më e madhe se sa me qenë 70 deri në 80”, ka thënë ai.
Gjithashtu, sipas Specialistit të Retinës, tek shikimi i njeriut mund të ndikojë ablacioni i retinës, sëmundjet sistemike, hipertensioni, sëmundjet endokrine dhe sëmundjet hematologjike.
“Një që pacientët kanë një humbje të menjëhershëm të parit është abllacioni i retinës dhe kërkon një trajtim urgjent kirurgjikal. Nëse pacientit i paraqitet si hije, shkëndija dhe fillon me ju paraqit një hije e zezë, në asi raste duhet paraqitet menjëherë tek oftalmologu.
Sëmundje tjera sistemike ndikojnë pothuajse të gjitha sëmundjes sistemike, gjithë grupi i sëmundjeve sistemike ndikon edhe tek sytë. Hipertensioni mund të ndikojë tek dëmtimi i syrit, sëmundjet endokrine, qoftë edhe gjëndrës tiroide. Mund të ndikojnë sëmundjet hematologjie”, ka thënë Zekolli./Gazeta Infokus/
Emisioni i plotë:

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...



































