Lifestyle

Cilat janë vlerat ushqyese të tërshërës?

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 23 February 2018
Ndryshimi i menusë ushqimore në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës është shndërruar në një prej debateve më të forta të këtyre ditëve të fundit.

Të shumtë kanë qenë prindërit që janë shprehur të pakënaqur nga ky vendim i Drejtorisë së Kopshteve dhe Ministrisë së Shëndetësisë duke u shprehur se regjimi i ri ushqimor nuk u përshtatet nevojave të fëmijëve dhe se duhej të ishin pyetur të gjithë palët e interesit përpara këtij vendimi.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e gjithë këtij debati është futja e një produkti të ri në kët menu: TËRSHËRA, çka ka përshkallëzuar debatet në rrjetet sociale mes prindërve dhe ideuses së këtij regjimi Blerina Bombaj.

Shumë prindër i kanë kujtuar dietologes se tërshëra përdorej më parë për kuajt dhe nuk ka proteina e nuk favorizon rritjen e shëndetshme të fëmijëve. Living ju njofton të zbuloni më poshtë vlerat e vërteta të tërshërës, ushqimit më të ”përgojuar” të momentit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera