Lajme

Cilat janë simptomat te të rinjtë që tregojnë se COVID-19 i’u ka lënë pasoja në mushkëri?

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 23 September 2021

COVID-19 sipas profesionistëve shëndetësorë më së shumti po prek mushkëritë dhe po lë pasoja në këtë organ edhe pas shërimit nga virusi.

Pulmologu, Besim Morina, në emisionin Doktor Plus që është prodhim i Gazetës Infokus, ka treguar se ka pas shumë pacientë të moshave të reja të cilët nga COVID-19 kanë pësuar një pneumoni të rëndë.

Mirëpo kjo gjendje e të rinjve e ka një avantazh në krahasim me moshat e vjetra.

-Advertisement-

“Unë kam pas plot raste të të rinjve që kanë pasë një pneumoni shumë të rëndë që kanë qenë edhe në spital të lidhur me ventilatorë dhe kanë qëndruar në mjekim intensiv për një kohë të gjatë, dhe në nivele shumë të ulëta të oksigjenit pas trajtimit të COVIDIT kanë vazhduar te kenë një periudhë probleme respiratore probleme shoqëruese post coivd por eventualisht ajo periudhë ka qenë më e shkurtër dhe pas përfundimit të asaj periudhe post COVID mushkëritë e tyre janë kthyer pothuajse në normalitet. Gjë që nuk e shohim te moshat e vjetra që kanë pas një pneumoni të rëndë dhe kanë tendencë të kenë probleme për një kohë shumë të gjatë”, ka thënë ai.

Derisa Pulmologu ka thënë se simptomat që tregojnë se virusi ka prekur mushkëritë janë dhimbje shpinë, plogështi, dhembje muskulare e dhimbje gjoksi.

Në vazhdim mund të shihni emisionin e plotë se si bëhet trajtimi në këto raste./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera