Fokus

Cilat janë pasojat e COVID-19?

Autori: Elvira Haxhiu 20:32 | 06 September 2023

Në emisionin e shëndetësisë, Doktor Plus me Betim Morina, prodhim i Gazetës Infokus, këtë javë është diskutuar për COVID-19.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tri vite që nga shfaqja e rastit të parë, COVID-19 po vazhdon të jetë ende prezent në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, aktualisht në vend janë 41 raste aktive me këtë virus.

Por cilat janë pasojat e COVID-19 në shëndetin e njeriut?

-Advertisement-

Pulmologu Skender Baca, i cili i ishte i ftuari i kësaj jave në Doktor Plus, thotë se pasojat ose ndërrimet pas COVID-19 mund të jenë të kthyeshme ose të pa kthyeshme.

“Në literaturën e mjekësisë gjithmonë është ditë do të thotë ndërrimet reversibile dhe ireversibile, do më thënë ndërrimet e kthyeshme, që kthehet gjendja e mëparshme, pas sëmundjes së kaluar dhe ato që mbesin tërë jetë, pavarësisht që sëmundja ka kalu”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, pasojat e COVID-19 kanë qenë, humbja e shijes, pamjaftueshmëria e oksigjenit, lodhja e harresa, duke mos anashkaluar edhe pasojat e tjera.

“Tek ne për shembull ato janë që i përmendëm infeksionet, temperaturat, ethe, trashja e gjakut që ka qenë sfidë e madhe do me thënë një kuogulopati e lehtë, mirëpo ndonjëherë ka ditë me u kompliku edhe ne për këtë shkak kemi dhënë terapi adekuate. Pastaj që e përmendem humbja e shijes, pamjaftueshmëria e oksigjenit do më thënë nuk janë ngopë me oksigjen sa duhet edhe natyrisht invaliditeti i përkohshëm, edhe ajo ka kalu. E ato që thatë në vija të trasha, tash është lodhja edhe aty këtu harresa, por prapë është problemi kryesor lodhja dhe kjo ende nuk dihet se sa do të zgjasë sepse ende nuk kemi përvojë. Ne jemi ballafaquar me një virus i cili është plotësisht i ri, i cili ka qenë plotësisht i panjohur edhe që thotë ai sistemi duke parë duke bërë, duke i mjekuar pacientët, duke u bërë hulumtime paralel deri në vaksinë edhe vaksina fatmirësisht e bëri zgjidhjen më të mirë në fund”, ka thënë pulmologu Baca.

Ndiqeni videon:

Kujtojmë se Doktor Plus këtë sezonë ka filluar një mision të ri për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Bashkë me sponsorët, miqtë tanë doktorë dhe specialist të shëndetësisë e me disa klinika private do të ofrojmë një numër të madh të trajtimeve falas për qytetarët.

Vlen të theksohet se prioritet të veçantë në ofrimin e shërbimeve falas do të kenë:

Familjet me asistencë sociale;

Familjarët e dëshmorëve dhe veteranët;

Fëmijët pa përkujdesje prindërore;

Të moshuarit që nuk kanë përkujdesje familjare;./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera