Shëndetësi

Cilat janë hormonet që ju shtojnë në peshë dhe si t’i kontrolloni ato

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 24 May 2017

Është e vështirë të imagjinosh që pesha jonë varet jo vetëm tek numri i kalorive që konsumojmë, por gjithashtu edhe tek disa hormone të padukshëm brenda nesh.

Në fakt, hormonet influencojnë procesin metabolik dhe urdhërojnë trupin të ruajë ose djegë yndyrën. Ka një sërë faktorësh që mund të ndikojnë peshën trupore. Pjesë e tyre janë aktiviteti fizik, gjenetika, zakonet e ushqyerjes, mënyra e jetesës dhe stresi. Megjithatë, roli më i rëndësishëm në këtë proces sërish u besohet hormoneve, që janë përgjegjëse për rregullimin e metabolizmit. Këto hormone janë të vetmet që urdhërojnë trupin të ruajë ose djegë yndyrën.

Kortizoli: Kortizoli është hormoni i stresit. Ai prodhohet nga gjëndrat e veshkave për të parandaluar rënien e niveleve të sheqerit në gjak poshtë normales. Prandaj, kur jeni të stresuar ju prireni të konsumoni më shumë produkte me sheqerna, si akullore, ëmbëlsira, çokollatë dhe biskota. Kortizoli ngadalëson edhe metabolizmin që të ruajë më shumë energji. Nëse keni nivele të larta të kortizolit në gjak, do të filloni të shtoni peshë.

-Advertisement-

Leptina: Leptina është hormon i ngopjes, që sekretohet nga qelizat dhjamore dhe dërgon sinjale në tru kur jeni ngopur. Leptina kontrollon metabolizmin dhe ndihmon qelizat të kuptojnë nëse duhet ta ruajnë apo djegin yndyrën. Shumë shpesh, ky nivel i hormonit ulet për shkak të pagjumësisë. Prandaj fjetja mjaftueshëm është shumë e rëndësishme.

Hormonet e tiroides: Hormonet e tiroides (T3 dhe T4) prodhohen nga gjëndra e tiroides, dhe funksioni kryesor i tyre është të rregullojnë procesin metabolik. Nëse keni nivele të ulëta të hormoneve në trup, rrezikoni të shtoni në peshë.

Insulina: Glukoza është burim kryesor i energjisë për qelizat. Pasi konsumoni ushqim dhe rriten nivelet e sheqerit në gjak, pankreasi sinjalizohet të lëshojë më shumë insulinë, hormoni që ndihmon në kalimin e glukozës tek qelizat. Insulina siguron energji, megjithatë ajo grumbullon gjithashtu dhe ruan yndyrat. Nëse nivelet e insulinës janë të larta, trupi do të fillojë të ruajë yndyrat.

Natyrshëm lind pyetja çfarë duhet të hani për të kontrolluar shtimin në peshë? djekja e një diete strikte nuk është e shëndetshme. Ju mund të humbisni peshë në fillim, megjithatë rezultati nuk do të zgjasë për shumë kohë. Problemi është se, kur ju përpiqeni që mos të hani për të rënë në eshë, trupi fillon të marrë energji nga muskujt dhe indet, ndërkohë që përpiqet të ruajë yndyrën.

Si rezultat, ju mund të humbisni peshë edhe nëse hani vetëm njëherë në ditë. Rënia në peshë ngadalë është më e mirë për trupin dhe me rezultate më afatgjate. Nëse doni të dobësoheni, përpiquni të keni vetëm një rënie të vogël të numrit të kalorive (për shembull, nëse sasia normale e kalorive është 1,900 Kcal në ditë, uleni këtë sasi në 1,700 Kcal në ditë – sasia e saktë e kalorive që duhet të merrni çdo ditë llogaritet në bazë të peshës, gjatësisë, moshës dhe aktivitetit fizik).

Nëse ndiqni këtë rregull të thjeshtë, trupi nuk do të ruajë ushqimin për ditët e vështira. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe konsumoni ato të pasura në proteina dhe fibra – do t’ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Proteinat ndihmojnë për të formuar masën muskulore, dhe indet muskulore djegin më shumë kalori se yndyra, edhe nëse jeni në gjendje pushimi. Burimi/Shëndeti/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera