Lajme

Cilat janë dhjetë shtetet me numrin më të madh të ushtarëve rezervë

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 16 January 2021

Përpos personelit ushtarak aktiv, një numër i madh i shtete ka edhe shumë ushtarë rezervë. Më poshtë paraqitet lista e dhjetë shteteve me më së shumti ushtarë rezervë në botë.

Ndoshta shumë nga ju do të befasoheni, por në vendin e parë për më së shumti ushtarë rezervë është Koreja Jugore. Ajo ka rreth 3 milionë e 100 mijë ushtarë rezervë, krahas 600 mijë ushtarëve aktivë.

Në vendin e dytë gjendet Rusia me rreth dy milionë ushtarë rezervë, ndërsa në personelin ushtarak aktiv ka rreth 900 mijë trupa. Kur marrin parasysh territorin e madh që ka ky shtet si dhe numrin e popullsisë, këto shifra nuk janë befasuese.

-Advertisement-

I treti në listë është Tajvani me 1 milion e 657 mijë pjesëtarë rezervë. Pas tij vijnë Brazili me 1 milion e 340 mijë ushtarë rezervë dhe India me 1 milion e 155 mijë.

Një shtet evropian e zë pozitën e gjashtë. Ukraina ka 900 mijë ushtarë rezervë dhe 209 mijë trupa aktive në forcat e armatosura. Në vendin e shtatë janë Shtetet e Bashkuara me rreth 850.000 trupa rezervë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera