Cilat janë arsyet për rritjen e rasteve me COVID-19 mes të vaksinuarve?
Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 04 January 2022
Përse kaq shumë njerëz të vaksinuar po infektohen me COVID-19 kohët e fundit? Janë disa faktorë që po kontribuojnë në këtë rritje infeksionesh, duke filluar me shfaqjen e variantit shumë ngjitës të Omicronit.
Omicron ka më shumë gjasa të infektojë njerëzit, pavarësisht se nuk shkakton sëmundje të rëndë, dhe rritja e numrit të rasteve me këtë variant përkon me sezonin e festave, gjatë të cilave ka një rritje të udhëtimeve në shumë vende.
Njerëzit mund të mendojnë gabimisht se vaksinat e COVID-19 mund të bllokojë plotësisht infeksionin, por vaksinat janë krijuar kryesisht për të parandaluar sëmundje të rënda, thotë Louis Mansky, një studiues i viruseve në Universitetin e Minesotës.
Vaksinat janë ende duke bërë punën e tyre në këtë aspekt, veçanërisht për njerëzit që kanë marrë dozën përforcuese.
Dy doza të vaksinave Pfizer-BioNTech ose Moderna ose një dozë e vaksinës Johnson & Johnson ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda nga varianti Omicron. Ndërsa ato doza fillestare nuk janë shumë të mira në bllokimin e infeksioneve me variantin Omicron, dozat përforcuese, veçanërisht me vaksinat Pfizer dhe Moderna, rrisin sasinë e antitrupave për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.
Omicron duket se shumëzohet në mënyrë shumë më efikase se variantet e mëparshme. Kështu që nëse njerëzit infektohen më këtë variant, ata kanë një sasi të lartë virale të virusit dhe kanë më shumë gjasa ta përhapin atë tek të tjerët, veçanërisht tek të personat e pavaksinuar. Njerëzit e vaksinuar që infektohen me këtë variant të virusit kanë më shumë gjasa të kenë simptoma të buta, ose të mos kenë fare simptoma, pasi vaksina nxit reagimin e sistemin imunitar ndaj virusit, duke e bërë shumë më të vështirë infektimin me variantin Omicron.
Këshilla për marrjen e masave mbrojtëse kundër koronavirusit nuk kanë ndryshuar.Mjekët vazhdojnë të bëjnë thirrje për vënien e maskës në mjedise të mbyllura, shmangien e turmave dhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Edhe pse vaksinat nuk do t’ju mbrojnë gjithmonë nga infektimi me koronavirus, ato i rrisin shanset që të shpëtoni jetën dhe të mos përfundoni në spital.
Një dozë e katërt e vaksinës kundër COVID-19 pesëfishon sasinë e antitrupava, një javë pas imunizimit, tha të martën kryeministri izraelit Naftali Bennett, duke cituar gjetjet paraprake të një studimi izraelit.
“Një javë pas dozës së katërt ne e dimë me një shkallë më të lartë sigurie se doza e katërt është e sigurt”, tha zoti Bennett në Qendrën Mjekësore Sheba, e cila po kryen provat klinike me dozën e dytë përforcuese me personelin e saj mes rritjes në nivel ndërkombëtar të infeksioneve me variantin Omicron.
“Pjesa e dytë e këtij lajmi është se ne e dimë se një javë pas administrimit të dozës së katërt, shohim një pesëfishim të antitrupave tek personi i vaksinuar”, u tha ai gazetarëve.
“Kjo ka shumë të ngjarë të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të mbrojtjes kundër infeksionit, numrit të shtrimeve në spital dhe rasteve me simptoma të rënda”, tha kryeministri izraelit.
Izraeli ka luajtur një rol udhëheqës në studimin e efekteve të vaksinave kundër COVID-19, si vendi më i shpejtë që ka bërë vaksinat me dy doza për publikun e gjerë një vit më parë dhe një nga të parët që ka dhënë vaksinat e treta, ose dozat e para përforcuese. Tani, Izraeli po administron dozat e katërta të vaksinës Pfizer/BioNTech për njerëzit mbi 60 vjeç, punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe pacientët me imunitet të dobësuar./voa
Të tjera
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, u diskutuan mbajtja peng e kosovarëve dhe arrestimet e policëve në zonat kufitare
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliv...
-
DASH thirrje autoriteteve serbe për transparencë: Arrestimi i policëve të Kosovës përshkallëzon situatën
Nga orët e para të së mërkurës, mbi 300 qytetarë të Kosovës ishin bllokuar në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën sot
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lu fte
Policia serbe ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka krye...
-
Çështja e dinarit: Besnik Bilslimi flet pas takimit tre palësh në Bruksel
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Hovenier kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe ...