Auto&Tech

Cilat brende të veturave kanë blerësit më besnikë?

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 15 March 2018

Analiza më e re ka treguar se Mercedes është brendi më i vlefshëm i automobilave në botë, por kjo nuk do të thotë se ka edhe blerësit më besnikë.

Sipas hulumtimit të gjerë në SHBA të Edmunds, blerësit e veturave japoneze janë më besnikët, pasi gjatë vendosjes për blerjen e modelit të radhës blejnë serish të njëjtën markë, shkruan Infokusi.

Në hulumtim janë përfshirë madje 13,9 milionë automjete, të cilat janë blerë në periudhën 2007-2017, ndërsa rezultatet tregojnë se blerësit më lojalë janë ata të Toyota, Subaru dhe Honda.  Në mesin e pesë të parëve janë edhe dy brende të kompanive amerikane, Ram dhe Chevrolet.

-Advertisement-

Rezultatet tregojnë se në vitin 2017, madje 63% pronarë të automjeteve Toyota vendosin serish të blejnë automobilin e të njëjti prodhues, derisa në rastin e Subaru këtë e vendosin 61%, në rastin Honda 60%.

Më së paku besnik ndaj markave të tyre të automobilave sipas këtij studimi janë  pronarët e veturave  MINI, FIAT, Mitsubishi, Chrysler, Smart dhe Dodge.  Pasojnë blerësit e Audi (47%) dhe Land Rover (40%). Mercedes ndërkaq ka vetëm 39%, pasuar nga Volvo (26%), Jaguar (24%) dhe Infiniti me 22%. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera