Lajme

Cilat biznese mund të punojnë nga e hëna?

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 11 July 2020

Gjatë ditës së shtunë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mbajtur një takim virtual me kryetarët e komunave, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë takim virtual është diskutuar për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Hoti pas takimit nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se ka marr pëlqimin nga Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës për masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve.

-Advertisement-

Siç merr vesh Portali.info, nga e hëna gastronomia lejohet të operojë në ambiente të hapura me jo më shumë se 50 persona, qerdhet dhe tregjet do të mbyllen ndërsa do të pezullohen aktivitetet religjioze, kulturore dhe në masë të madhe sportive.

Këto janë masat që do të hyjnë në fuqi nga e hëna sipas këtyre burimeve:

Pezullohen aktivitetet religjioze, kulturore dhe në masë të madhe sportive

– Ndalohet çdo mbledhje private ose publike me mbi 50 persona

– Gastronomia lejohet të operojë në ambiente të hapura me jo më shumë se 50 persona

– Mbyllen çerdhet

– Mbyllen tregjet

– Institucionet do të punojnë me staf esencial

– Fshatrat dhe qytetet me më së shumti të infektuar futen në karantinë

Të gjitha masat që do të merren, do të provojnë të prekin sa më pak ekonominë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera