Cila punë paguhet më së shumti në Kosovë?
Autori: Anita Krasniqi 11:01 | 17 September 2019
Tashmë edhe zyrtarisht statistikat tregojnë se nga bujqësia nuk ka fitim siç mendohet në Kosovë. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara këtë muaj bëjnë të ditur se paga mesatare në këtë sektor është vetëm 237 euro neto.
Hiq më mirë nuk paguhen punëtorët që merren me shërbimet e ushqimit.
Në bazë të raportit “Niveli i Pagave në Kosovë 2012-2018”, ata paguhen 225 euro në muaj, që është edhe paga më e ulët sipas aktiviteteve ekonomike.
Ndërsa punëtorët më së miri po del të paguhen për furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 743 euro paga neto, shkruan inFokus.
As sektori i informimit dhe komunikimit nuk qëndron keq.
Në bazë të këtij raporti paga mesatare e këtij aktiviteti është 635 euro.
Pas këtyre pason sektori i xehetarisë dhe gurëthyes me pagë mesatare 569 euro, administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm me 555 euro, arsim 523 euro dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 508 euro.
Në sektorin që vdesin më së shumti punëtorët në vendin e punës, atë të ndërtimtarisë, paga mesatare neto është 421 euro, shkruan inFokus.
Kujtojmë se, në raportin e publikuar për nivelin e pagave në Kosovë për periudhën 2012-2018 të ASK-së, paga mesatare në Kosovë është rritur prej 127 euro ose 29.6 %. Në vitin 2012 pagat mesatare bruto në Kosovë ishin 431 Euro, derisa në vitin 2018 ishin 558 Euro.
Paga mesatare bruto në Sektorin Publik në vitin 2012 ishte 407 Euro, derisa në vitin 2018 ishte 573 Euro, që është një rritje për 166 Euro ose 40.8 për qind.
Ndërkaq, sektori Privat kishte një pagë bruto mesatare prej 367 Eurosh, në vitin 2012, ndërsa në vitin 2018 ishte rritur në 401 Euro, një rritje prej 34 Eurosh ose 9.3 për qind. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...