Lajme

Cila pikë e planit franko-gjerman për Kosovën i duket më e vështirë Vuçiqit?

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 02 February 2023

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke folur në seancën e Kuvendit të Serbisë tha se pjesa më e vështirë e planit franko-gjerman është pika 4, ku thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Ai gjithashtu prezantoi një plan prej dhjetë pikash për politikën e Serbisë në periudhën e ardhshme.Ai gjithashtu prezantoi një plan prej dhjetë pikash për politikën e Serbisë në periudhën e ardhshme.

“Sot do të flas dhe do të vë në dukje të gjitha pikat më të këqija të të ashtuquajturës nismë franko-gjermane dhe nuk do të fsheh asgjë. Pra, nuk do t’ju tregoj për disa nga gjërat më të bukura të planit, do të flas për më e vështira dhe më e keqja për Serbinë, sepse unë dua të jem i përgjegjshëm dhe i drejtë ndaj qytetarëve të Serbisë, në mënyrë që populli i Serbisë ta dijë se as presidenti, as qeveria dhe as parlamenti i tyre nuk kanë asgjë për të fshehur “, tha Vuçiq.

-Advertisement-

“Do të ketë kohë për konkluzione dhe vendime për këto dhe shumë çështje të tjera, por është e rëndësishme që njerëzit ta dinë se me çfarë po përballemi”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera