Shëndetësi

Cila lindje është më e dhimbshme për nënat?

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 31 May 2017

Lindja është më e dhimbshme nëse nuk kryhet në mënyrë spontane

Mendoni menjëherë për lindjen me operacion? Në të vërtetë nuk është kështu! Kjo formë e lindjes nuk mund të konsiderohet si më e dhimbshmja pasi gruaja gjatë operacionit nuk ndien asnjë dhimbje për shkak të anestezisë.

Po nga ana psikologjike?

-Advertisement-

Edhe nga ana psikologjike gruaja nuk duhet të ndihet aspak pasive, duke qënë se nuk po e sjell në jetë fëmijën nëpërmjet forcave të saj. Megjithatë edhe në këtë rast ndjenjat e ankthit janë tepër të forta. Kjo ndodh pasi ana psikologjike e gruas ndikon negativisht në perceptimin e dhimbjes. Duke qënë se ajo e kishte menduar ndryshe lindjen, pra të ishte aktive gjatë saj, pasiviteti do ta bëjë që të ndihet keq, pra si e “mundur” nga trupi i saj.

Çfarë ndodh me trurin e një gruaje që ka menduar të bëjë lindje normale?

Një zë i brendshëm i thërret se nuk ja doli ta bënte vetë lindjen normale! Në këtë pikë, në mënyrë koshiente apo jo, gruaja e ndien veten e saj të “dështuar”, për të ky është dështimi i parë në jetën e saj si nënë! Kjo do të mjaftonte që dhimbja të ishte e madhe dhe stresi në nivelet maksimale.

Tashmë të gjithë e dimë se gjendja e keqe mendore ndikon tepër negativisht në prodhimin e serotoninës, duke aktivizuar në maksimum receptorët e dhimbjes. Përvec kësaj trupi nuk ka aktivizuar sekretimin e kortizolit, gjë që ndodh në fund të shtatëzanisë për të përballuar më mirë ardhjen e kontraksioneve, kjo e shpjegon edhe faktin se kontraksionet e stimuluara perceptohen si më të dhimbshme.

Lindja e stimuluar

Medikamenti që përdoret në këtë rast do të ndikojë edhe në progresin e daljes së kokës së bebit, gjë e cila do të kërkojë nxjerrjen me anën e ventozës (thithje) ose praktikimin e epiziotomisë, praktika tepër të vështira qoftë në aspektin fizik apo psikologjik. Edhe në këtë rast gruaja do të ndihet në ankth nëse gjithçka do të shkojë mirë, njëkohësisht edhe një ndjenjë dështimi.

Si përfundim?

Lindja më e dhimbshme është ajo për të cilën nuk ishim të përgatitura të përballonim. Është lindja që nuk dëshironim të bënim! Ajo që na zhgënjen na shkakton dhimbje në aspektin psikologjik dhe fizik. Si ta evitojmë? Duke u ndërgjegjësuar më tepër në lidhje me veten tonë, me pikat tona të dobëta, por njëkohësisht edhe me forcat tona!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera