Lajme

Cila komunë ka më së shumti hajna?

Autori: Besarta Qadraku 17:03 | 30 October 2020

Mijëra aksione ndërmorën hajnat në mënyrë individuale ose të organizuar nga janari i këtij viti në Kosovë.

Saktësisht 2789 herë gjatë periudhës Janar-Shtator ata vodhën dikë.

Cak i plaçkitjes ishin të gjithë ata që kanë poseduar gjëra me vlerë dhe atë në çdo komunë të vendit.

-Advertisement-

E numër më të madh të hajnave po del të ketë në rajonin e Prishtinës, ku edhe ndodhën hajnitë më të mëdha, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë në kryeqendrën e Kosovës, në Prishtinë hajnat kanë provuar 1190 mundësi për të marrë diçka nga dikush.

Me vjedhje nga hajnat 443 herë  janë përballur edhe qytetarët e komunës së Ferizajt, Shtimes Kaçanikut, Shtërpcës e Hanit të Elezit.

Ndërsa në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit  janë evidentuar 276 raste ku është kryer vjedhje.

Pas rajonit të Gjilanit  me numër më të madh të rasteve të përballjes me hajna është Peja.

Në këtë rajon hajnat vodhën 266 herë.

Mitrovica e Jugut përfundoi me 250  vjedhje nga hajnat, ndërsa në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit numri i rasteve që janë cilësuara  ‘vjedhje’ është shkuar në 221.

Në komunën e Gjakovës kanë ndodhur 190 sulme të vjedhjes nga hajnat ndërsa Mitrovica e Jugut me 35 raste shënon numrin më të ulët të rasteve që ka pësuar vjedhje.

Sipas Policisë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i rasteve ‘ Vjedhje’ ka shënuar rënie.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ulur për 17.53 për qind numri i vjedhjeve krahasur me kohën e njëjtë të vitit 2019./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera