Lajme

Cila është sëmundja e fshehtë e dhëmbëve ? Mos i humbisni këto këshilla të stomatologes

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 11 December 2024

Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin e ftuar ishte stomatologia Ariana Shoshi, ku është diskutuar për rëndësinë e shëndetit oral, pra kujdesin ndaj dhëmbëve, dhe poashtu ka treguar historinë familjare të saj 7 anëtarëshe, ku të gjithë merren me profesionin e mjekësis.

Shoshi gjatë emisionit ka treguar si duhet të bëhet higjena orale e dhëmbëve si ndikon duhanprija dhe poashtu ka shpjeguar pse frikësohen njerëzit gjatë vizitës së dentistit.

“Fobia ndaj dentistit është një ndër fobit më të shpeshta tek njerëzit, kjo vjen për arsye se ata kanë përvojë të mëherëshme të keqe, por gjithmonë ekzistojnë mundësi që pacientet të kryjen trajtimet e tyre në stomatologji pa dhimbje, pra në stomatologjinë modernë kryhen procedura pa dhimbje”, ka thënë Shoshi në emisionin DoktorPlus, prodhim i Gazetës Infokus.

-Advertisement-

Tutje Shoshi në emision shtoi se edhe prija e duhanit ka pasoja negative në organizmin e njeriut, por ndalimi i duhanit ka efekt pozitiv në shëndetin e njeriut sidmos kur vendosen implante dentare ose ndonjë nërhyrje tjetër.

“Prija e duhanit  ka pasoja negative në organizmin tonë, sidomos në hapësirën e gojës, duhani përveq që shkakton probleme në mishrat e dhëmbëve , ësshtë një ndër shkaktarët kryesor të kancerit të gojës sidomos të kancerit në buzën e poshtme”, tha Shoshi në emisionin DoktorPlus. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera