Fokus

Cila është ngjarja që Thaçi nuk do ta harrojë as në varr

Autori: Hateme Smajli 19:13 | 09 November 2019

Aktori i mirënjohur shqipëtar, Rasim Thaçi-Cima tregon se cila është ngjarja të cilën nuk do ta harrojë as në varr.

Këtë ai e rrëfen në emisionin N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus.

Cima tregon se si ishte therur me thikë 5 herë poshtë banesës së tij dhe shteti nuk kishte ndërmarrë asgjë.

-Advertisement-

“Është një moment që me harru kurrë jo që edhe në tabut kur të bi skom me harru. Qetu përfundi banesës mu më patën sulmu më patën therrë me thikë 5 herë e shteti jon ska ndërmarr kurrë asgja nuk e di se pse”, tregon aktori.

Thaçi thotë se kurrë nuk e ka marrë vesh se kush dhe pse ja kishte bërë këtë sepse sipas tij asnjëherë nuk kishte bërë diqka kundër dikujt që të vinte deri të ajo sa t’i merrte jetën.

“Unë e kam përballu ata që më ka ndodh po më së shumti më pengon kjo që nuk e di kush edhe me këtë do të vdes kush dhe pse? Nuk i kam ba askujt diqka në atë gjendje që me ardh me ta mar shpirtin”, rrëfen Cima./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera