Lajme

Cila është komuna me koalicionin e radhës për PDK-në?

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 11 November 2021

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar koalicionin e saj në Komunën e Dragashit për zgjedhjet e 14 nëntorit.

Kryetari i Dragashit, njëherit kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat, Shaban Shabani sot ka bërë koalicione parazgjedhore me tri parti për garën e balotazhit të Zgjedhjeve Lokale.

Shaban Shabanin më 14 nëntor do ta mbështesin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe partitë e minoriteteve GIG dhe Pokret Za Gora.

-Advertisement-

Shabani sot ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me kryetarin e AAK-së në Dragash, Selami Sahiti, me kryetarin e Pokret za Gora, Armend Jamini, si dhe me kryetarin e GIG, Rexhep Kamberi.

Ditë më parë, edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë lidhur koalicion pikërisht në komunën e

Ditë më parë, edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë lidhur koalicion pikërisht në Komunën e Dragashit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera