Lajme

Cila është kënga e parë e veçantë e Sabri Fejzullahut

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 26 January 2020

Në një intervistë ekskluzive për emisionin N’Konak që shfaqet në T7, i prodhuar nga Gazeta inFokus, Sabri Fejzullahu,  tregon se cila është kënga e tij e parë e punuar në mënyrë profesionale.

Artisti i madh dhe shumë i dashur për publikun shqiptar i cili i mbijetoi kohës, rrëfen se kënga e tij e parë ishte “Tash jo”.

“Knëga e parë e imja është “Tash jo” e para këngë e imja në mënyrë profesionale institucioanle me orkestër të madh simfonik.

-Advertisement-

E përveç kësaj Fejzullahu tregon edhe për kushtet e atëhershme në të cilat regjistroheshin apo incizoheshin këngët.

“Pastaj qindra këngë unë i kam incizuar direk. Orkestri Direk live i madhi me 43 ose 44 instrumentistë dhe unë Direk dhe mjeshtri i tonit. Një gabim me e ba hajde prapë. Diçka mos me qenë i akordum mirë dikun harkoret apo ritëm seksioni, hajde edhe një herë nga fillimi.Kështu ka qenë në atë kohë. Çdo gjë është bërë live”, tregon ai N’Konak./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera