Lajme

Cikloni “Kasandra” në dobësim, kështu pritet të jetë moti në javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 05 October 2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se cikloni “Kasandra” është në dobësim, megjithatë reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë vikendit në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.

“Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë nga Sektori i Meteorologjisë:

-Advertisement-

Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte:

Malishevë 52mm ( l/m²)

Junik 36mm

Istog 36mm

Prizren 33mm

Drenas 29mm

Gadime (Lipjan)27mm

Ferizaj 24mm

Viti 23mm

Prishtinë 22mm

Kamenicë 21mm

Mitrovicë 20mm

Gjakovë 15mm

Nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga  vërshimet.

Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare.

Cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.

Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera